Debat i fortë mes ish-ministrit dhe zyrtarit të PD-së, Beqaj-Gjatës: Të pres në Gjykatë, mos u mbro si Luli
9 Shkurt 2019, 17:33Nga DOSJA
Në emisionin “Java në RTSH” kanë qenë të ftuar deputeti socialist Ilir Beqaj dhe sekretari i çështjeve ligjore në PD, Çlirim Gjata. Gjithashtu në panel bënin pjesë edhe analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli teksa komentuan protestën e 16 Shkurtit të thirrur nga opozita.
Analisti Preç Zogaj theksoi se një protestë e suksesshme është para së gjithash demokratike. Ai u shpreh se opozita e Lulzim Bashës ka vendosur që në krye të herës standardin e protestave të mëdha paqësore dhe demokratike.
Ndërsa deputeti Beqaj ironizoi duke u shprehur se Basha ka dy muaj që ka nisur një tur për t’u mbushur mendjen njerëzve që të protestojnë një ditë. Dhe më pas në vijim një përplasje e ashpër ndodhi në studio teksa Gjata e akuzoi Beqajn për përfitime në tendera.
“Vetëm kompania e zotit Beqaj ka marrë 147 tendera që kur qeveria socialiste ka ardhur në pushtet. Ne jemi vend i vogël i dimë të gjitha. 32 milionë euro kanë marrë kompanitë e tij këto gjashtë vite,”- tha Gjata.
Por deputeti socialist i cilësoi këto akuza si të pavërteta Ilir Beqaj deklaroi drejtpërdrejtë në studio se e pret Çlirim Gjatën në gjykatë për këtë shpifje të bërë publikisht.
“Mu bënë dy akuza konkrete, i kam dëgjuar edhe herë të tjera. Për këtë akuzën që kam vjedhur, do të takohemi në gjykatës. Dhe mos u mbro siç mbrohet Lulzim Basha se po shprehet politikisht. Do vish në Gjykatë të tregosh milionat e mija. E dyta, po ta them se je dhe i ri në akuzat e mia. Ajo kompani që përmend t’i ka bërë shumë më tepër biznes në kohën e PD-së,”– tha Beqaj.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Banorët e Astirit kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në prostestë kundër projektit “Unaza e Madhe”. Ata kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një vizitë në qytetin e Ersekës për të prezantuar projektin e tij “100 fshatrat”. Kjo vizitë nuk kaloi pau komentuar nga ish-k...
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat e Tiranës. Gjatë takimit, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i bëri thirrje shqiptarëve...
Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin i cili u dënua me 25 vite heqje lirie ka reaguar edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.K...
TIRANË- Pas publikimit të pamjeve të familjarëve të të miturës së përdhunuar në Kavajë, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është shprehur se të gabosh ës...
Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me demokratët e Mirditës. Basha është shprehur se të gjithë duhet t’i bashkohen thirrjes së 16 Shkurtit pasi duh...
KAVAJË- Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebbok postoi një video, ku të pranishëm ishin edhe dy prindërit e të miturit e vajzë...
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar sërish ndaj kryeminsitrit Edi Rama në lidhje me ngjarjen e Kavajës.Ajo është shprehur se Rama ‘po bën politikë ...