Politike

Politikanja europiane Doris Pack kritikon ashpër Ramën: Po nxit dhunën kundrejt femrave

9 Shkurt 2019, 22:00 Nga DOSJA
Politikanja europiane Doris Pack kritikon ashpër Ramën: Po nxit

Në postimin e saj në twitter politikanja e njohur europiane Doris Pack ka kritikuar Ramën jo vetëm për fjalorin por dhe për postimet abuzive kundrejt femrave në rrjetet e tij sociale.

Politikanja Pack në postimin e saj shkruan se ‘Komentet në rrjetet sociale të Kryeministri të Shqipërisë Rama nëpërmjet të cilave sulmon gratë politikane, nuk janë vetëm degraduese të dëmshme dhe fyerje vetëm për ato, por nxisin dhunën kundër grave në një vend ku të drejtat e tyre, kërcënohen dhe shkelen çdo ditë!’

Indicja ka ardhur prej postimit të fundit që kryeministri Rama ka bërë në twitter ndaj Albana Vokshit, foton e të cilës e shpërfytyroi. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama derdhi një lum fjalësh fyese dhe degraduese kundrejtë deputetëve të opozitës lidhur me skandalin e Kavajës.

(s.a/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhune kundrejt femrave doris pack edi rama dhune kundrejt femrave doris pack edi rama

Sondazh

Poll