Politike

Protesta e opozitës/ Basha nga Vlora: Ky pushtet do grushtin, ia japim më 16 shkurt

10 Shkurt 2019, 10:31 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Basha nga Vlora: Ky pushtet do grushtin, ia japim

VLORË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Vlorës.

Gjatë takimeve më qytetarët, Basha është shprehur se të gjithë duhet t’i bashkohen thirrjes së 16 Shkurtit pasi duhet të shembin këtë sistem të kalbur. 

Një prej qytetarëve u shpreh ndaj Bashës: Ky vetëm pushtetin do. Do grushtin.  Ndërsa Basha i është përgjigjur me ftesë për protestën e 16 shkurtit: Do t’ja japim grushtin më 16 shkurt.

Më tej, gjatë ecjes në qytet Basha u takua dhe me një invalid në karrocë, cili tha se nuk mund të operohej pasi spitali nuk plotësonte dot nevojën e tij.

“Jam kështu, se s’kanë gjetur pjesë këmbimi. Nuk kanë gjetur pjesë këmbimi për thyerjen e kockës. Jam kështu që në nëntor. Na ka ngritur pensionin 7 lekë në ditë, 7 lekë të vjetra në ditë, 2 mijë e ca lekë në vit. Thuaja dy fjalë atij që më flet për ekonominë”, tha qytetari.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

Basha i pyeti ata për problemet dhe shqetësimet e tyre, ndërkohë që si metaforë për varfërinë përdori rastin e 3 burrave që për shkak se nuk kanë të ardhura pinë të tre një birrë. (Lexo ketu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt lulzim basha protesta e opozites vlore 16 shkurt lulzim basha protesta e opozites vlore

Sondazh

Poll