Politike

“PD-ja ka faj për krizën në arsim”, Basha nga Vlora: Emëruam njerëz që s’kishin lidhje me detyrën

9 Shkurt 2019, 19:50 Nga DOSJA
“PD-ja ka faj për krizën në arsim”, Basha nga Vlora:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Vlorë ku zhvilloi një takim me student dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”. Basha fajësoi qeverinë për gjendjen e arsimit në vendin tonë, por tha gjithashtu se edhe opozita, sipas tij ka ‘mëkatet’ e veta për krizën në arsim.

Në këtë krizë kemi edhe ne mëkatet tona, sepse në disa raste kemi bërë emërime që nuk kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin, apo raste kur janë marrë 3-5 mijë euro për emërime mësues. Këto sdo përsëriten kurrë. Por kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si “Rilindja”. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik. Së pari, rikthimi tek arsimi cilësor kërkon demilitantizimin dhe demaskarizimin e sistemit arsimor. Esenciale është që ky model i degjeneruar të marrë fund një orë e më parë. Esenciale është që kur themi se arsimi është prioritet, ta trajtojmë si prioritet,”-tha Kreu i Partisë Demokratike.

Më tej ai shpalosi programin e tij për arsimin në Shqipëri dhe foli për protestën e studentëve duke e cilësuar atë si shtysën kryesore të zbardhjes së problemeve të arsimit në vend.

“Unë besoj se vendi s’mund të ketë asnjë të ardhme pa financuar fuqishëm arsimin në Shqipëri. 5 % e financimit për arsimin është një mimimum i minimumeve. Plani ynë për nxjerrjen e arsimit nga kriza përbëhet nga 3 komponentë. Po e nis nga sistemi parauniversitar. Arsimi parauniversitar është përcaktuesi në masën 8-90 përqind i cilësisë së arsimit të lartë që do të merrni në duar. Edhe nëse cilësia e pedagogëve dhe e auditoreve është në shkallën më sipërore, kjo s’është garanci se studenti mund të përfitojë 100 përqind nga kjo cilësi. Pra, kemi të bëjmë me një fushë shumë të veçantë. Nga një anë pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do kemi produkt, nga ana tjetër financimi në të gjithë zinxhirin është garancia që shoqëria të ecë përpara dhe të ruajë e përmirësojë nivelet e treguesve ekonomikë e kërkimit shkencor e teknologjik. 9 vjeçari dhe i mesmi është në kolaps total,”- vijoi Basha.

Ndër të tjera kreu i opozitës sulmoi kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon që sipas tij duhet të ishte në burg.

“Kodi penal i Republikës  së Shqipërisë i amenduar pas 17 majit thotë se kush kapet duke vjedh vota: Vendin e ka në burg. Në vend që ta kemi Vangjush Dakon në burg, sot e kemi kryetar bashkie,”– u shpreh Basha.

Kryeopozitari gjatë fjalimit cilësoi kryeministrin Edi Rama si një njeri të pashkollë që kujton se është ‘pashai’ i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë.

Arsimi do të jetë në një ditë më të zezë nëse vazhdohet me këtë ligj të Arsimit të Lartë, që i vuri kazmën universiteteve publike. Demokratizimi i vendimmarrjes është normë evropiane, është garanci, siç është garanci për shtetin është garanci edhe për universitetin. Siç kemi ardhur sot në këtë ditë këtu, se e gënjen mendja atë që është Pashai i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërisë, se ai i di të gjitha, prandaj ai meriton të ketë edhe pushtetin ekzekutiv, edhe parlamentin, edhe gjyqësorin, edhe median, edhe ekonominë.

Edhe po t’i kishte fakultetet intelektuale nuk do të arrinte kurrë ti bënte, lëre më kur kemi të bëjmë  me një njeri të mangët, në shkollim, në formim dhe në performancë. Përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është fundi i mirëmenazhimit të një sistemi. Prandaj, demokratizimi i sistemit arsimor do të jetë prioritare për ne. Çështjet kryesore të vendimmarrjes do t’u takojnë vetë universiteteve dhe aty ku duhet, do të jenë të përfaqësuar sa duhet edhe student,”– deklaroi ai.

Në fund kryetari i Partisë Demokratike ftoi të gjithë vlonjatët në protestën e 16 shkurtit që opozita do të mbajë në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne vlore basha sulmon dakon basha sulmon ramen edi rama lulzim basha vangjush dako basha ne vlore basha sulmon dakon basha sulmon ramen edi rama lulzim basha vangjush dako

Sondazh

Poll