Sport

BIG-ët europianë në luftë për Messin, ylli argjentinas merr ofertën nga klubi modest italian

26 Gusht 2020, 15:03 Nga DOSJA
BIG-ët europianë në luftë për Messin, ylli argjentinas

ITALI- Pas lajmit të bujshëm mbrëmjen e djeshme se Messi do të largohet nga ekipi që e rriti, Barcelona shumë ekipe “po ëndërrojnë” për shërbimet e 33-vjeçarit.  Ylli argjentinas duket gjithnjë e më shumë larg ekipit katalanas ku dhe ka fituar çdo gjë me të.

Ekipet të cilat kanë shfaqur interes publik për kartonin e legjendës nga Argjentina janë Manchester City dhe Inter. Por kjo gjë nuk i ka penguar ekipet e tjera që të bëjnë publike dëshirën e tyre për të pasur mes tyre një lojtarë të kalibrit të Messit.

Së fundmi ekipi i Serie A, Sampdoria në një status në Twitter ka postuar një foto të Messit me një mbishkrim epik.

Our No.? jersey was free last time we checked…#Messi pic.twitter.com/pVbksLjrFu

— Sampdoria English ? (@sampdoria_en) August 25, 2020


“Hera e fundit që kontrolluam, numri 10 është i lirë”, ky postim bëri menjëherë xhiron e rrjetit duke tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të Twitter-it.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lionel messi sampdoria lionel messi sampdoria

Sondazh

Poll