Aktualitet

Parakaloi gabim, 42-vjeçari në Lezhë s’i bindet shenjës së ndalimit nga ‘Rrugorja’, hap krahun dhe rreh efekt

26 Gusht 2020, 09:10 Nga DOSJA
Parakaloi gabim, 42-vjeçari në Lezhë s’i bindet

LEZHË– Një 42-vjeçar i identifikuar si Emanuel Vokrri është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar një efektive të Policisë Rrugore. Ngjarja ka ndodhur paradtien e sotme në Lezhë. 

Vokrri, i cili po udhëtonte me një automjet, banues në Manati të Lezhës, është pikasur nga efektivja e Policisë Rrugore, pasi ka kryer një parakalim të gabuar. Efektivja i ka bërë shenjë që të ndalonte, por 42-vjeçari nuk ka ndaluar dhe ka vijuar rrugën. Më pas ai ka haour krahun, ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur të debatojë me efektiven.

Por, sherri ka agravuar dhe Emanuel Vokrri ka dhunuar fizikisht efektivën. Kjo e fundit ka kërkuar përforcime, që kanë mbërritur dhe kanë vënë në pranga 42-vjeçarin. Tashmë, ai ndodhet në Komisariatin e Policisë Lezhë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 42-vjecari dhunon policen emanuel vokrri lezhe 42-vjecari dhunon policen emanuel vokrri lezhe

Sondazh

Poll