Aktualitet

Mësim me 4 turne/ Zbardhet drafti i Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor: Do hiqen testimet në disa lëndë, mësi

26 Gusht 2020, 08:10 Nga DOSJA
Mësim me 4 turne/ Zbardhet drafti i Ministrisë së Arsimit

TIRANË- Zbardhet drafti i Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor. Ministria e Arsimit njofton se ka tre skenare për zhvillimin e mësimit, teksa mendohet se do hiqen testimet në disa lëndë dhe mësimi online do të jetë pa nota.

Skenari i parë është që mësimi të zhvillohet në ambientet e shkollës nën rregulla të rrepta sigurie. Ky skenar është i zbatueshëm edhe në shkollat e zonave rurale, ku numri i nxënësve në klasa nuk është më shumë se 20. Sipas këtij skenari mësimi do të zhvillohet me një turn, ku një orë do të zgjasë 45 minuta. Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta. Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites.

Pra mund të zhvillohet edhe mësimi me 4 turne. Turni i parë, do të ketë dy grupe: grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45. Ndërsa grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45. Turni i dytë: grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45; grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45.

Ndërkohë skenari i dytë është që mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë).Theksojmë se mësuesit nuk do të vendosin nota gjatë orëve online të mësimit.

Sakaq, skenari i tretë është mësimi online dhe do të aplokohet vetëm nëse  situata e shifrave me COVID do të ketë përkeqësime. Ora e mësimit do të jetë 25 minuta ne dy orë të njëpasnjëshme.

Pak ditë më parë, ministrja e Arsimit Besa Shahini dha lajmin se shkolla do të nisë  më 14 shtator. Më herët, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin me rregullat për rihapjen e shkollave, fillimisht më 31 gusht për ata që humbën mësimin online gjatë periudhës së izolimit, dhe më 14 shtator për pjesën tjetër. Me pika të veçanta, në një protokoll të firmosur nga Albana Fico, thuhet se të gjithë nxënësit do të hyjnë dhe do të dalim vetëm një herë nga ambientet e shkollës, në orare të ndryshme nga njëri-tjetrit dhe gjithmonë duke mbajtur një largësi 2 metra. Nxënësve do u matet temperatura dhe do të jenë të pajisur me maska.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drafi i ministrisë së arsimit hapja e shkollave drafi i ministrisë së arsimit hapja e shkollave

Sondazh

Poll