Aktualitet

Infektohet me Covid-19 shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë në Librazhd, vetëizolohet

26 Gusht 2020, 08:29 Nga DOSJA
Infektohet me Covid-19 shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë

LIBRAZHD– Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Librazhd është i infektuar me Covid-19. Mësohet se ky rast shënon të infektuarin e parë me koronavirus në Komisariatin e Policisë Librazhd. Shefi i Rendit është futur në karantinë tashmë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Një ditë më parë u konfirmuan katër raste të infektuarish me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë nqë nga fillimi i pandemisë, ky qark, të cilit i përket edhe Librzhdi shënon 155 të infektuar aktivë me Covid-19 dhe 11 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se së fundmi kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke shkruar në 259 numri i viktimave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi librazhd koronavirusi ne shqiperi librazhd

Sondazh

Poll