Aktualitet

Plagosi me armë zjarri dy të rinjtë në Shkodër, policia shpall në kërkim 35-vjeçarin (EMRI)

26 Gusht 2020, 07:13 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri dy të rinjtë në Shkodër, policia

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 35-vjeçarin Enton Dushaj, si autorin e plagosjes së dy të rinjve, Erison Gjeka dhe Ndue Mali. Uniformat blu bëjnë me dije se 35-vjeçari ka qëlluar në drejtim të të rinjve pas një sherri, duke i plagosur ata në këmbë. Këta të fundit pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesat e tyre.  Mbi 35-vjeçarin rëndojnë akuzat Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje.

Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, teksa dy të rinjtë  Erison Gjeka dhe Ndue Mali ishin duke udhëtuar me një motor. Ndaj tyre një person qëlloi me breshëri kallashnikovi.  Gjeka është emër i njohur për Policinë, ndërsa Pali nuk raportohet se ka probleme me drejtësinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy plagosje ne shkoder elton dusha erison gjeka ndue mali dy plagosje ne shkoder elton dusha erison gjeka ndue mali

Sondazh

Poll