Aktualitet

Drogë dhe arsenal armësh në banesë/ Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë (EMRI)

26 Gusht 2020, 08:20 Nga DOSJA
Drogë dhe arsenal armësh në banesë/ Arrestohet

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar 26-vjeçarin Andrea Dhiamandin. Uniformat blu bëjn me dije se në banesën e 26-vjeçarit janë gjetur një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Mbi 26-vjeçarin rëndojnë veprat penale armëmbajtje pa leje dhe prodhim droge.

Policia e Shtetit:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Befasia”. Sekuestrohen: drogë, armë zjarri dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve pranë DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në banesën e tij shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea dhiamandi arrestohet 26-vjeçari në vlorë andrea dhiamandi arrestohet 26-vjeçari në vlorë

Sondazh

Poll