Aktualitet

Humb betejën me COVID-19 epidemiologu Vilson Topulli, vuante nga diabeti dhe sëmundje të zemrës, Bino: Na fal, s’të s

26 Gusht 2020, 07:31 Nga DOSJA
Humb betejën me COVID-19 epidemiologu Vilson Topulli, vuante nga diabeti

TIRANË– Humb betejën me COVID-19 epidemiologu Vilson Topulli. Lajmin e ka bërë të ditur Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Kjo e fundit thekson se 73-vjeçari luftoi për jetën deri në momentet e fundit, por virusi e mundi. Mësohet se ai vuante nga diabeti dhe kishte nga disa sëmundje në zemër.

Postimi i plotë:

Kjo pandemi na mori sot kolegun  tone te palodhur Vilin , Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik. Nje njeri i palodhur.  Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kotnroll te saj ne ISHP. Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore. Ne nje nga  shenimet qe shkruante gjeta:  Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale. Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu  jone i mire. Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty. 

Ndërkohë, çdo ditë rëndohet bilanci i COVID-19. Dy ditë më parë humbi jetën nga COVID-19 Dhimitër Nasi, ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit. Ai merrte mjekim në spitali Infektiv, por nuk mundi të shpëtonte. Po kështu, nuk ka fituar betejën me COVID-19 edhe  ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se së fundmi kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke shkruar në 259 numri i viktimave.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vilson topulli vilson topulli

Sondazh

Poll