Aktualitet

U zuri pritë me “Audi” sapo dolën nga lokali, kush është Enton Dushaj, 35-vjeçari që donte të vriste nipin e Gjon Gje

26 Gusht 2020, 09:04 Nga DOSJA
U zuri pritë me “Audi” sapo dolën nga lokali, kush

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur një natë më parë në Shkodër, ku Enton Dushaj, 35 vjeç, plagosi me armë zjarri dy të rinjtë, Erison Gjeka, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër dhe Ndue Mali, banues në Shkodër, të dy nga 24 vjeç.

Dy të fundit, ishin ulur në një lokal në lagjen “Skëndërbeg”, ose e njohur ndryshe si zona e “Fermentimit”, dhe po konsumonin kafe. Sapo kanë dalë nga lokali, Gjeka dhe Mali kanë hipur në një motor për t’u larguar që aty, por nuk kanë mundur.

Në momentin që kanë hipur mbi mjet, një makinë e llojit “Audi”, që drejtohej nga Enton Dushaj 35 vjeç, u ka prerë rrugën dy të rinjve dhe u ka qëlluar me armë zjarri. Plumbat i kapën në këmbë Gjekën dhe Malin, duke bërë që të dy 24-vjeçarët të përfundonin në spital. Ata kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe tashmë janë në shtëpitë e tyre, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa Dushaj është në kërkim.

Por përse ndodhi ky atentat?

Dosja.al mëson se mes tre personave të përfshirë në këtë ngjarje ka ekzistuar një konflikt i hershëm që palët i kishin dhënë zgjidhje, por më pas janë konfliktuar sërish për të njëjtën arsye. Konflikti që i ka përfshirë në sherre të herëpashershme, mbetet ende i paqartë.

Kush është Enton Dushaj?

Enton Dushaj është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi është përfshirë edhe më herët në një tjetër konflikt. Mësohet se në muajin nëntor të vitit 2018, në zonën e njohur si “Vasil Shanto” në Shkodër, Dushaj, nën shoqërinë e dy miqve të tij, Kristian Shkambi, 28 vjeç, dhe Ardit Bajramaj, 29 vjeç, është përleshur me një tjetër person, të identifikuar si Eduart Bajramaj, 40 vjeç. Kur ky i fundit është nisur të largohet pas debatit e sherrit që kanë pasur, Dushaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tij, por plumbat s’e kanë kapur. Enton Dushaj u vu në pranga bashkë me dy miqtë e tij, të cilët u akuzuan për ‘moskallëzim krimi’, dhe akuzohej për tentativë vrasjeje. Në mënyrë të pashpjegueshme, ai u lirua dhe një natë më parë, pas dy vitesh, kreu një tjetër atentat. Këtë herë la dy të plagosur.

Kush janë dy të plagosurit, Erison Gjeka dhe Ndue Mali?

Ndue Mali rezulton se është një person pa precedent penalë, ndërsa Gjeka është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është nipi i Gjon Gjekës, i cili është vrarë në shkurt të vitit 2013. Xhaxhai i tij, asokohe vetëm 50-vjeçari ishte tejet i njohur si misionar për pajtimin e gjaqeve në zonën e Veriut.

Gjon Gjeka ka pasur edhe probleme me drejtësinë. Ai është ndaluar tre herë nga Policia, pasi dyshohej si një prej personave që kishin grabitur degën e Thesarit në vitin 1997. Më pas është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe mashtrimin e një biznesmeni. Por nga të treja akuzat ka dalë i pafajshëm.

Gjoka njihej edhe si një prej “të fortëve” të qytetit të Shkodrës. Ai u vra nga dy persona me motor, të cilët i kishin bërë pritë në hyrje të pallatit në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”. Ai u qëllua tri herë në gjoks dhe ndërroi jetë në vend, ndërkohë që autorët nuk janë kapur as sot. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy plagosje ne shkoder enton dushaj erison gjeka ndue mali dy plagosje ne shkoder enton dushaj erison gjeka ndue mali

Sondazh

Poll