Aktualitet

Xhaxhain e kishte “zotin” e Bardhajve/ U plagos me motor, lidhja e Erison Gjekës me “të fortin” e Shkodrës. Tre herë

25 Gusht 2020, 20:04 Nga DOSJA
Xhaxhain e kishte “zotin” e Bardhajve/ U plagos me motor, lidhja e

SHKODËR– Detaje të reja janë mësuar lidhur me një prej të plagosurve në Shkodër mbrëmjen e sotme, Erison Gjekën. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 24-vjeçari është nipi i Gjon Gjekës, i cili është vrarë në shkurt të vitit 2013. Xhaxhai i tij, asokohe vetëm 50-vjeçari ishte tejet i njohur si misionar për pajtimin e gjaqeve në zonën e Veriut.

Por Gjeka ka pasur edhe probleme me drejtësinë. Ai është ndaluar tre herë nga Policia, pasi dyshohej si një prej personave që kishin grabitur degën e Thesarit në vitin 1997. Gjeka më pas ishte ndaluar edhe për armëmbajtje pa leje dhe mashtrimin e një biznesmeni. Por nga të treja akuzat ka dalë i pafajshëm.

Por përveç pajtimit të gjaqeve, Gjoka njihej edhe sinjë prej “të fortëve” të qytetit të Shkodrës. Gjoka u vra nga dy persona me motor, të cilët i kishin bërë pritë në hyrje të pallatit në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”. Ai u qëllua tri herë në gjoks dhe ndërroi jetë në vend, ndërkohë që autorët nuk janë kapur as sot. 

Gjon Gjeka prej rreth dy dekadave njihej në zonën e Shkodrës si “zoti” i Bardhajve. Fshati i njohur për emrat e të “fortëve”. Megjithatë nuk dihet nëse plagosja e të nipit 7 vite më pas ka lidhje me të shkuarën e xhaxhait të tij, kjo pasi 24-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë. 

LAJMI KRYESOR: Atentat ndaj dy të rinjve në Shkodër! Po udhëtonin me motor, qëllohen me breshëri nga makina në lëvizje, 24-vjeçarët shkojnë vetë në spital

(k.m/dosja.al)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy plagosje ne shkoder erison gjeka gjon gjeka dy plagosje ne shkoder erison gjeka gjon gjeka

Sondazh

Poll