Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi ka mbajtur edhe postin e ministrit të Dre

26 Gusht 2020, 05:51 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare ish-kreu i Gjykatës

TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare, kostitucionalisti Thimio Kondi. Mësohet se Kondi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas të cilës nuk mundi të mbijetojë.

Kondi ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme. Nha viti 1997 deri në 1999 ka ushtruar detyrën si Ministër i Drejtësisë. Më pas, nga  1999 deri në 2008 ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë.

Kush është Thimio Kondi? 

Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, ka ushtruar detyrën Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitet 1982-1990 ka ushtruar detyrën si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut. Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë. Në vitet 1999 – 2008, Z. Kondi ka ushtruar detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjatë viteve 1999 – 2008 Z. Kondi ka ushtruar funksione dhe detyra ex-officio të tilla si Anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjatë viteve 2008- 2013 ka ushtruar profesionin si Avokat. Z. Kondi  është Anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes thimio kondi vdes thimio kondi

Sondazh

Poll