Aktualitet

Plas në Bashkinë Gjirokastër, drejtori i Ujërave për Zonat Rurale përleshet fizikisht me vartësin e tij, e denoncon në p

25 Gusht 2020, 19:44 Nga DOSJA
Plas në Bashkinë Gjirokastër, drejtori i Ujërave për

GJIROKASTËR – Në Bashkinë Gjirokastër gjatë ditës së sotme, është regjistruar një sherr, i cili ka degjeneruar deri në dhunë fizike. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije, se Drejtori i Ujërave për Zonat Rurale, Bashkim Tola, është konfliktuar me përgjegjësin për Ujësjellësin rural, Ëngjëll Imeraj.

Burimet tregojnë, se pas fillimisht Tola dhe Imeraj janë përplasur verbalisht. Më pas sherri ka agravuar deri në përballje fizike mes tyre.

Pas sherrit, Tola ka shkuar në Policinë e Gjirokastrës dhe ka denoncuar vartësin e tij. Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i sherrit mes dy zyrtarëve. Policia ndërkohë nuk ka dhënë ende asnjë njoftim për rastin në fjalë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia gjirokaster bashkim tola engjell imeraj bashkia gjirokaster bashkim tola engjell imeraj

Sondazh

Poll