Aktualitet

Ekzekutoi dy shtetas në Maltë/ I riu shqiptar rrethohet nga policia vendase, pa iu dridhur qerpiku qëllon drejt tyre, i vëll

25 Gusht 2020, 19:55 Nga DOSJA
Ekzekutoi dy shtetas në Maltë/ I riu shqiptar rrethohet nga policia

MALTE– Një shqiptar është arrestuar në Maltë pasi akuzohet se ka kryer vrasje të dyfishtë.
I riu shqiptar ka ekzekutuar një javë më parë dy shtetas në shtëpinë e tyre, Kristian Pandolfino 58 vjeç dhe Ivor Maçejovskit 30 vjeç.

25-vjecari Daniel Muka ka bërë rezistencë ndaj policisë duke iu përgjigjur me armë zjarri për disa minuta, e më pas është neutralizuar duke u dërguar në komisariat.

Mediat malteze shkruajnë se kamerat e shumta në vendngjarje dhe gjurmët kanë bërë që policia të mund të identifikojë lehtë shqiptarin Daniel Muka, i cili ka dhe rekorde të tjera kriminale.

Daniel Muka është vëllai i Bektash Mukës, që është akuzuar më 2017 për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuterive në një argjendari po në Maltë, aty ku vuan dënimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim daniel muka malte arrestim daniel muka malte

Sondazh

Poll