Aktualitet

Kontrolle nga ajri dhe toka/ FNSH aksion anti-kanabis në Malësitë e Krujës, pritet të asgjësohen 50 parcela me drogë

26 Gusht 2020, 05:33 Nga DOSJA
Kontrolle nga ajri dhe toka/ FNSH aksion anti-kanabis në Malësitë

KRUJË– Operacion anti-kanabis në Malësitë e Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar në këtë zonë mbi  20 grupe të FNSH-së dhe efektivë të Policisë së Krujës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se efektivët po kryejnë kontrolle në terren dhe pritet që të asgjësohen 50 parcela me kanabis. Ndërhyrja po bëhet nga toka dhe ajri.

Gjatë këtij viti në Krujë janë asgjësuar mbi 8 mijë rrënjë kanabisi. Operacioni i fundit u zhvillua në këtë zonë më 17 qershor, ku u arrestuan 3 persona.

Ndërkohë, policia asgjësoi 3 parcela me kanabis. Në terren u angazhuan mbi 50 forca policie. Gjatë muajve të fundit aksione anti-drogë janë kryer edhe në Gjirokastër, Kukës dhe Elbasan.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacion anti-kanabis në malësinë e krujës operacion anti-kanabis në malësinë e krujës

Sondazh

Poll