Aktualitet

Denoncimi i Shoqërisë Civile në Kukës: Ka një numër më të madh të prekurish nga COVID-19 sesa deklarohet

25 Gusht 2020, 19:35 Nga DOSJA
Denoncimi i Shoqërisë Civile në Kukës: Ka një

KUKËS- Situata e COVID-19 në Kukës sa vjen e përkeqësohet. Me 6 vdekje të deklaruara, Kukësi është në krye të zonave për numër të popullsisë, pa llogaritur edhe personat që kanë ndërruar jetë , por nuk janë paraqitur në spital për ndihmë.

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana, shprehet se strukturat dhe institucionet janë në krye të detyrës, por shoqëria civile nuk mendon kështu.

Kreu i Qendrës për Progres Rinor, Lavdërim Shehu, është shprehur se shifrat e COVID-19 janë më të mëdha sesa ato zyrtaret. Ai i ka bërë thirrje institucioneve që t’i përgjigjen kësaj situate, ndërsa ka bërë apel edhe për qytetarët, që të respektojnë rregullat ndaj COVID-19.

Shifrat janë shqetësuese, problematike, për një qytet si kukësi numra të tillë bëjnë problem për tani dhe në vazhdim. jemi përpjekur të respektojmë protokollet e sigurisë në aktivitetet tona. Situata bëhet edhe më problematike sepse bazuar në informacione jo zyrtare, ka një numër shumë më të madh sesa ai që deklarohet. Për fat të keq kemi patur humbje jete në komunitetin tonë. për fat të keq të miqve dhe shokve tanë njohim njerëz që janë infektuar duke qenë një komunitet i vogël ndjeshmëria është më e madhe. I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që ta shohin me seriozitet këtë situatë. të gjitha institucionet duhet të jenë në këmbë për t’i khyer përgjigje kësaj situate. Është edhe përgjegjësi e qytetarëve që të respektojnë masat“, u shpreh Shehu.

Ndërsa një përfaqësues i Qendrës Rinore për Progres ka thënë, se në Kukës institucionet janë në gjumë dhe nuk përgjigjet askush.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 154 raste të reja. Në spitalet COVID po mjekohen 160 pacientë, 13 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar. Po ashtu janë shëruar edhe 117 pacientë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne kukes covid-19 ne kukes

Sondazh

Poll