Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Durrës, flakët shkrumbojnë 1.5 ha me ullinj

25 Gusht 2020, 18:57 Nga DOSJA
Zjarr i fuqishëm në Durrës, flakët shkrumbojnë 1.5 ha

DURRËS -Zjarri i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Maskuri të Durrësit. Mësohet se zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve rreth orës 16:30.

Zjarrfikësja është njoftuar nga banorët, të cilët panë se zjarri po favorizohej nga era e fortë. Flakët ndërkohë kanë dëmtuar një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh. Si pasojë e zjarrit janë djegur 1.5 hektarë me ullinj.

Pak ditë më parë ndërkohë u përfshi nga flakët një sipërfaqe me shkurre në fshatin Shetaj të Durrësit. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri u shua në kohë.

Kjo është vatra e disatë e zjarrit në vendin tonë. Gjatë muajve korrik dhe gusht, sipërfaqe të mëdha pyjore janë shkatërruar nga flakët. Nga veriu në jug të Shqipërisë janë regjistruar disa vatra zjarri, ku situata më problematike ka qenë në kufirin midis Lezhës dhe Mirditës, në pyllin e Semanit dhe në Elbasan.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne durres zjarr ne durres

Sondazh

Poll