Aktualitet

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali, humbin jetën edhe 4 pacientë të tjerë

25 Gusht 2020, 16:04 Nga DOSJA
Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali, humbin jetën

ITALI-Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën nga COVID-19 edhe 4 pacientë të tjerë. Po ashtu janë regjistruar edhe 878 raste të reja, më pak sesa ditën e djeshme, që u shënuan 953.

Mediat italiane bëjnë me dije, se janë marrë 72.341 tamponë, 26 mijë më shumë sesa një ditë më parë. Po ashtu 66 persona kanë fituar betejën me COVID-19, një më shumë sesa ditën e djeshme.

I vetmi qytet ku nuk u shënuan raste të reja ishte Molisse. Ndërkohë rajoni i Lazios kryeson me 143 raste të reja, e ndjekur nga Campania me 138 dhe më pas Lombardia dhe Veneto me 119 raste secila. Kurse në Sardegna u regjistruan 34 raste të reja, nga 91 që kishte ditën e djeshme, maksimumi për këtë rajon që nga fillimi i pandemisë.

Marrë nga La repubblica

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll