Aktualitet

Po luante kukafshehti me vëllanë dhe kushëririn, 3-vjeçarja shqiptare bie nga ballkoni, mjekët e gjejnë pa frymë! Transpo

25 Gusht 2020, 16:29 Nga DOSJA
Po luante kukafshehti me vëllanë dhe kushëririn,

GENOVA– Një 3-vjeçare shqiptare është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, e cila ndodhet në katin e tretë.

Ndërkohë në shtëpi bashkë me të miturën ishte vetëm vëllai i saj 5-vjeçar dhe një kushëri vetëm 13 vjeç. Tre fëmijët kishin mbetur vetëm pasi tezja e tyre ishte larguar pasi do të dilte në një komision.

E vogla ishte duke luajtur kukafshehti me dy djemtë e tjerë, dhe teksa po e kërkonte në shtëpi 13-vjeçari e pikas që kishte rënë nga ballkoni dhe kërkon menjëherë për ndihmë. Sipas mediave italiane, e mbërthyer në shtresën në të cilën kishte rënë, fëmija u transferua me urgjencë me anë të një helikopteri në spitalin Gaslini.

Gjatë transportit për në spital, mjekët i dhanë ndihmën e parë mirëpo ajo është ende në rrezik për jetën për shkak të dëmtimeve të marrë nga rënia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genova vritet e mitura shqiptare ne itali genova vritet e mitura shqiptare ne itali

Sondazh

Poll