Aktualitet

‘Rrugoja’ bën namin! Heq 21 leje drejtimi për shpejtësi dhe dhjetra gjoba, Policia: Mos fluturoni se vrisni jetë!

25 Gusht 2020, 18:33 Nga DOSJA
‘Rrugoja’ bën namin! Heq 21 leje drejtimi për

TIRANË– Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me drager dhe drone në dy akset rrugore Durrës-Rrogozhinë dhe Elbasan-Peqin. Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë me dije se gjatë 12 orëve janë hequr 21 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar. Gjithashtu janë vendosur 75 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, ndërkohë janë dënuar edhe 5 të huaj të cilët janë gjobitur me 30 mijë lekë të reja. 

“Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon tek Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Radar, drager e dron në akset rugorë Durrës-Rrogozhinë dhe Elbasan-Peqin. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me radarë në autostradën Durrës -Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara, të cilat janë rrezik potencial për aksidente rrugore. Gjatë 12 orëve kontrollet në këto akse rrugore janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 30 deri në 50 km/h në kulmin e trafikut. Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar. Janë vendosur 75 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 5 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. 31 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 39 për përdorim të celularit, 23 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon tek Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll