Aktualitet

FOTO/ Krah Fevziut dhe vajzës së Kadaresë, Yuri Kim drekon në Himarë, biseda me gazetarin, kush ia “rrëmbeu” vëmendje

25 Gusht 2020, 17:06 Nga DOSJA
FOTO/ Krah Fevziut dhe vajzës së Kadaresë, Yuri Kim drekon

VLORË– Ambasadorja Yuri Kim njoftoi mesditën e sotme se vizitoi Dhërmiun dhe se ishte e mrekulluar nga ajo që kishte parë atje. Por xhirot me skaf, fiqtë, dhe pamjet e mrekullueshme të detit Jon, duket se s’kanë qenë të vetmet çaste shijimi për të.

Dosja.al njoftoi sot se Kim po pushon në Jug bashkë me gazetarin Blendi Fevziu, me të cilin u fotografua më herët nga paparaci ynë. Por Blendi nuk ka qenë i vetmi shqiptar i zgjedhur me Kim…

Bashkë me të, Dosja ka zbuluar se ka qenë edhe Besjana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, e cila është edhe ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Siç shihet edhe në këtë foto të shkrepur nga “paparazzi” ynë, Kim, Kadare dhe Fevziu kanë drekuar në një restorant në një plazh në Himarë. Mesa duket Kim është magjepsur me Jonin tonë blu, dhe ka vendosur të eksplorojë gjithë çfarë ofron bregdeti ynë.

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu yuri kim blendi fevziu yuri kim

Sondazh

Poll