Aktualitet

VIDEO/ Eskorta e ambasadores hyn te vila e miqve të Samir Manes, ku pushoi Yuri Kim në Palasë? Momenti kur “kolona” niset

25 Gusht 2020, 17:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Eskorta e ambasadores hyn te vila e miqve të Samir Manes, ku pushoi

PALASË-Pushimet e ambasadores Yuri Kim duket se kanë përfunduar. Dosja.al ka siguruar momentet kur eskorta e Kim është nisur drejt Tiranës. Janë tri makina që shoqërojnë Kim në nisjen e saj për në Tiranë. Por ku pushoi Yuri Kim?

Paparazzi i Dosja.al e ndoqi guidën e ambasadores, e cila zgjodhi Dhërmiun, plazhin e Palasës, Himarës dhe skafin për të parë nga afër ujërat e kaltra të Jonit. Një burim koefidencial i pohoi Dosja.al, se Kim ka qëndruar disa ditë në vilën numër 4, brenda resortit luksoz të Samir Manes në Palasë, që njihet ndryshe edhe si “Vila e Miqve”.

Në ditët e pushimit, guida e saj ishte gazetari Blendi Fevziu, i njohur për pasionin e tij për udhëtimet dhe eksplorimin e natyrës. Ne kërkuam disa herë një përgjigje zyrtare nga ambasada Amerikane në Tiranë dhe zyra e shtypit, por ndoshta edhe për shkaqe sigurie, nuk kemi marrë asnjë përgjigjie.

Kim e përfundoi mesa duket eksplorimin e ujërave shqiptarë dhe të shpresojmë se bujaria dhe mikpritja shqiptare ta kenë bërë ambasadoren të ndihet si në shtëpi.

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pushimet e yuri kim yuri kim pushimet e yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll