Aktualitet

TELENOVELA Maguire/ Dy shqiptarët i injektuan motrës drogë që ta përdhunonin, si tentoi kapiteni i Man.United tentoi të ko

25 Gusht 2020, 15:52 Nga DOSJA
TELENOVELA Maguire/ Dy shqiptarët i injektuan motrës drogë

GREQI– Kapiteni i skuadrës angleze të Manchester United, Harry Maguire ka tentuar që të korruptojë efektivët e Policisë greke pas sherrit në me biznesmenin shqiptar në ishullin e Mykonosit disa ditë më parë. Sipas mediave të huaja, Maguire u kishte bërë presion efektivëve duke u thënë: “A e dini kush jam unë? Jam kapiteni i Manchester United”.

Mësohet se sherri nisi në momentin kur motra e futbollistit Daisy humbi ndjenjat, pasi sipas avokatit shqiptari i kishte injektuar drogë në mënyrë që ta përdhunonte. Pikërisht në momentin kur e motra kiste humbur ndenjat kishte nisur sherri edhe me shqiptarin, duke bërë që të ndërhynte edhe Policia. Efektivët e veshur civilë, ndërhtnë për të ulur gjakrat por u përballën me sulme fizike dhe verbale. Në rrëfimin e tyre ata treguan se një prej të përfshirëve në sherr i shau anglisht: “F***, F*** Policia, ndërsa Magurie kishte vijuar me presionin kur ishte shoqëruar në komisariat.

“A e dini kush jam? Unë jam kapiteni i Manchester United, jam shumë i pasur, mund t’ju jap para, mund t’ju paguaj, ju lutem më lini të shkoj.”

Oficeri që e prangosi Maguire tha që futbollisti e shtyu fort, duke bërë që ai të rrëzohej pas dhe të lëndonte shpinën, duke marrë edhe raport mjekësor për dëmtimet që i ishin shkaktuar. Gjatë rrugës për në Komisariat,  Maguire dhe grupi i tij kishin kërkuar të shoqëroheshin në spital por kërkesa i ishte refuzuar nga efektivët, madje kapiteni i United pretendon se një oficer e goditi me shkelm në këmbë dhe i tha: “Karriera jote ka marrë fund”.

Megjithatë deri më tani karriera e tij nuk është ndikuar nga ngjarja pasi mbrojtësi është thirrur për të luajtur me përfaqësuesen e Anglisë. Maguire u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë pas transferimit të tij për 80 milion paund nga skuadra e Leicesterit.

Marrë nga SKY.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni shqiptar perleshet me maguire harry maguire sherri i kapitenit te manchester united biznesmeni shqiptar perleshet me maguire harry maguire sherri i kapitenit te manchester united

Sondazh

Poll