Aktualitet

Therja e qingjave në malin e Tomorrit, të brendshmet lihen ta pagroposura, ja ç’ka mbetur nga pelegrinazhi

25 Gusht 2020, 15:45 Nga DOSJA
Therja e qingjave në malin e Tomorrit, të brendshmet lihen ta

BERAT-Besimtarët bektashinj po zhvillojnë  sot ditën e fundit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Gjatë 5 ditëve besimtarët janë mbledhur pranë varrit të Abaz Aliut, ndërsa kanë kryer ritet fetare.

Ndër ritet fetare ishte edhe ai i therjes së qingjave, për një vit sa më mbarë, për paqe, mirësi dhe shëndet në familje. Këtë vit në ndryshim nga herët e tjera, therja është bërë në një vend të caktuar. Megjithatë sërish problemi nuk është zgjidhur, pasi kasapët nuk i kanë groposur të brendshmet e qingjave.

“Report Tv” ka publikuar pamjet, ku zorrët dhe të brendshmet e qingjave ndodhen në mjedis të hapur, duke u kthyer në burim sëmundjeje.

Besimtarët bektashinj zhvillojnë çdo vit pelegrinazhin në teqenë e Kulmakut në varrin e Abaz Aliut në malin e Tomorrit. Përgjatë 5 ditëve, ata ngjisin në këmbë malin e Tomorrit, ndërsa ngrenë edhe çadra për të kaluan natën. Po ashtu një rit i rëndësishëm është edhe ai i therjes së qingjave, për një vit sa më të mbarë dhe për shëndet në familje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pelegrinazhi ne malin e tomorrit te brendshmet e qingjave pelegrinazhi ne malin e tomorrit te brendshmet e qingjave

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2020, 13:37

DHËRMI- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vazhdon pushimet në jugun e Shqipërisë. Dosja.al ka ndjekur udhëtimet e Kim nëpër plazhet...