Sport

Flavio Briatore, ish-shefi i Renualt në F1me koronavirus, biznesmeni italian shtrohet në spital në gjendje të rëndë

25 Gusht 2020, 14:20 Nga DOSJA
Flavio Briatore, ish-shefi i Renualt në F1me koronavirus, biznesmeni

ITALI-Flavio Briatore, ish-shefi i skuadrës Renault në F1, është i shtruar në spital në gjendje të rëndë, i prekur nga koronavirusi. Biznesmeni italian ndodhet në spital që nga e hëna e 24 gushtit. Sipas “Corriere della Sera, kontrollet e reja janë duke u zhvilluar sot ndërsa pacienti monitorohet vazhdimisht, por për momentin ai nuk është në kujdes intensiv.

Janë rreth 70 rastet pozitive që janë regjistruar në klubin e natës Billionarie të Porto Cervo, lokali që është në pronësi të Briatores.Lokali u mbyll në 17 gusht pasi Briatore pati përplasje me kryekomunarin e zonës, i cili vendosi moslejimin e muzikës pas mesnatës.

Briatore gjithashtu mori pjesë në një ndeshje futbolli në Porto Cervo në 15 gushtin e kaluar: me të në fushë ishin edhe trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic, gjithashtu pozitiv, dhe dirigjenti Paolo Bonolis dhe këngëtari Fabio Rovazzi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flavio briatore formula 1 renault flavio briatore formula 1 renault

Sondazh

Poll