Sport

Një lokal me simbolet e Crvena Zvezdës në zemër të Tiranës, kampionët i bëjnë jehonë të madhe, pronari i lokalit: Muz

25 Gusht 2020, 11:06 Nga DOSJA
Një lokal me simbolet e Crvena Zvezdës në zemër të

TIRANË– Kampionët e Serbisë, Crvena Zvezda, i ka bërë jehonë të madhe një lokali në zemër të Shqipërisë, Tiranë. Bëhet fjalë për një pronar të objektit të quajtur Mileta Dasis, i lindur në Tiranë dhe ka kaluar gjithë jetën e tij këtu, por është me origjinë malazeze. Sportin serb e ka ndjekur gjithmonë dhe është veçanërisht mbështetës i Zvezdës. Madje edhe lokali i tij është i pushtuar nga simbolet e kësaj skuadre, teksa në faqen e tyre zyrtare të klubit nuk mund të qëndronin pa postuar fotografitë. Ai ka treguar dhe lidhjen e tij me Zvezdën.

“Unë jam me origjinë nga Mali i Zi, por gjyshi më mësoi të flisja serbisht kur isha fëmijë. Muzika dhe sportet serbe janë ndjekur gjithmonë në familjen time, dhe dihet se Jugosllavia pati suksese të mëdha sportive, siç po bën Serbia tani – tha Mileta Dasis.

Mileta Dasis theksoi se ai ka ndjekur ekipin serb që kur ishte fëmijë, dhe gjithmonë do t’i kujtojë sukseset e arritura në vitet 1990, siç thotë ai vetë.

“E kam ndjekur gjithmonë Crvenan edhe në periudhën kur u bë kampion Europe, ajo ishte një skuadër jashtëzakonisht e fortë. Një numër i madh i lojtarëve të shkëlqyer kanë qenë pjesë e Crvenas në 30 vitet e fundit, si trajneri aktual Dejan Stanković, Vladimir Jugović, Robert Prosinecki dhe natyrisht Darko Pancev. Skuadra e vitit 1991 ishte vërtet e mahnitshme dhe një rrezik për çdo ekip.

Hapja e një kafeneje me flamujt e Crvena Zvezdës ishte një dëshirë për të siç e tregon edhe ai vetë.

“Kam pasur një dëshirë për të hapur një kafene që në moshë të re, e cila do të jetë një vend i vërtetë për t’u shijuar. Sa fitova kushtet financiare, e bëra këtë. Kam shfrytëzuar çdo vizitë në Beograd për të blerë disa fotografi me stemën e klubit dhe me shumë përpjekje dhe dashuri ja dola të hap këtë kafene.Më vjen mirë që kam mbështetjen e bashkëqytetarëve të mi, të cilët nuk kanë asgjë kundër angazhimit tim në klub dhe shpesh vizitojnë këtë kafene.

Në bisedën me pronarin e lokalit, ai tregoi se për kë do të bënte tifo në ndeshjen e sotme. Pa asnjë dyshim, ai theksoi se zemra e tij do të jetë sonte me kampionin e Serbisë.

“Unë mendoj se do të jetë një lojë e mirë dhe e vështirë, pasi e njoh mirë ekipin e Tiranës, por gjithashtu mendoj që Crvena është një ekip më i mirë dhe ata do të fitojnë sonte.”  Përfundon Mileta Dasis.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda mileta dasis tirane crvena zvezda mileta dasis tirane

Sondazh

Poll