Sport

Ibrahimovic vazhdon me “kapriçot” e tij, 6 milionë në sezon janë shumë pak për të, tifozët nuk kursehen: Ti sikur lu

25 Gusht 2020, 10:43 Nga DOSJA
Ibrahimovic vazhdon me “kapriçot” e tij, 6 milionë

MILANO-Zlatan Ibrahimovic është pikëpyetja e madhe te skuadra e Milanit. Te Milani të gjithë duan t’i rinovojnë bashkëpunimin gjigantit suedez edhe për sezonin e ardhshëm, por palët nuk kanë gjetur ende akordin për pagën që Ibra do të fitojë dhe firma mbi kontratë nuk ka ardhur ende, ndaj sulmuesi mund të vijojë edhe disa ditë pushimet.

Gjiganti suedez kërkon 7 milionë euro, një shifër që ka trembur drejtuesit kuqezi të cilët i ofrojnë lojtarit 5 milionë euro plus bonuset për të arritur te 6 milionë. Lojtari ende nuk është bindur, ndërsa tifozët e Milanit e kanë konsideruar këtë si një kapriço dhe reagimi ka qënë i ashpër.

Milanistët kanë përdorur “Instagram”-in për të shfryrë inatin duke hedhur parulla kundër 38-vjeçarit. “Ibra, po ti sikur luaje falas”, është fjalia më e përdorur nga populli kuqezi që duket tashmë i lodhur nga tekat e idhullit të vet, i cili në sezonin e fundit shënoi 10 gola dhe dha pesë asiste me fanellën kuqezi në 18 prezenca.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan zlatan ibrahimovic milan zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll