Aktualitet

Riaktivizohen vatrat e COVID-19 në Spanjë, kryeministri nxjerr ushtrinë në terren

25 Gusht 2020, 15:10 Nga DOSJA
Riaktivizohen vatrat e COVID-19 në Spanjë, kryeministri nxjerr

SPANJË -Spanja do të angazhojë ushtrinë, në ndihmë të rajoneve ku ka shpërthyer sërish COVID-19. Njoftimi është dhënë ngakryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Sanchez tha se rikthimi i pandemisë në Spanjë është shqetësues, por gjithsesi është larg shifrave të marsit. Gjatë asaj kohe, Spanja vendosi masat më strikte në Europë, dhe në disa rajone nuk u zbutën.

Sipas mediave të huaja, liderët e rajoneve kanë të drejtën t’i kërkojnë qeverisë aplikimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ne nuk mund të lejojmë pandeminë që të kontrollojë jetët tona sërish, ne duhet të marrim kontrollin, të thyejmë sërish kurbën“, vijoi Sanchez.

Ky i fundit i bëri thirrje gjithashtu spanjollëve që të shkarkojnë aplikacionin “Radarcovid”, i cili ndihmon në gjurmimin e rasteve me COVID-19. Aktualisht në Spanjë numërohen mbi 405 mijë raste me COVID-19,  nga të cilët 28.872 kanë humbur jetën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne spanje pedro sánchez koronavirusi ne spanje pedro sánchez

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2020, 13:37

DHËRMI- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vazhdon pushimet në jugun e Shqipërisë. Dosja.al ka ndjekur udhëtimet e Kim nëpër plazhet...