Aktualitet

Rrëzohen shkëmbinj tek “Kalaja” në Vlorë, shpëton mrekullisht fëmija

11 Prill 2019, 10:54 Nga DOSJA
Rrëzohen shkëmbinj tek “Kalaja” në Vlorë,

VLORË- Disa shkëmbinj janë shkëputur në lagjen “Kala” në Vlorë, ku janë dëmtuar disa banesa dhe është rrezikuar rrezikuar jeta e banorëve.

Pas kësaj ngjarje, banorët janë shprehur se punimet e By Pass-it që po ndërtohet në kodrat mbi qytet kanë sjellë këto probleme. Rënia e shkëmbinjëve mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi mrekullisht ka shpëtuar një fëmijë.

Një prej banorëve për mediat ka thënë se ndihej shumë i rrezikuar, pasi mund të bien shkëmbinjë të tjerë dhe u rrezijojnë jetën. “Firma që po punon me By Pass-in është jo serioze, duhet të theyjë shkëmbinjtë pastaj t’i ngarkojë jo të spostojë gurët e mëdhenj”, kanë shtuar më tej ata.

Shkëmbi që është rrëzuar sot ka qenë relativisht i madh dhe ka dëmtuar murin rrethyes të një banese.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet punimet ne by pass rrezikohet familjet ne vlore rrezohen shkëmbinjte ne vlore punimet ne by pass rrezikohet familjet ne vlore rrezohen shkëmbinjte ne vlore

Sondazh

Poll