Politike

Dita e kujtesës për viktimat e diktaturës, Basha: Projekti për kthimin pas të Shqipërisë do të marrë përgjigje nga qyt

23 Gusht 2020, 13:04 Nga DOSJA
Dita e kujtesës për viktimat e diktaturës, Basha: Projekti

TIRANË– Dita e sotme shënon përkujtimin e viktimave të sistemeve totalitare. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar këtë ditë të rëndësishme, teksa shkruan se kujtesa dhe respekti për mijëra viktimat e sistemit më të egër komunist në Europë duhet dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e historisë moderne të Shqipërisë.

Sipas Bashës, vuajtjet dhe mohimi i të drejtave themelore të shqiptarëve gjatë diktaturës, sakrificat e mijëra familjeve shqiptare në komunizëm janë udhërrëfyesi më i mirë për të vulosur, pas 30 vitesh tranzicion, sistemin e vlerave të demokracisë europiane.

23 gushti është dita e kujtesës për viktimat e sistemeve totalitare, por dhe paralajmërim për të gjithë ata që keqpërdorin vullnetin e popullit në përpjekje për të rivendosur autoritarizmin. Kujtesa dhe respekti për mijëra viktimat e sistemit më të egër komunist në Europë duhet dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e historisë moderne të Shqipërisë. Vuajtjet dhe mohimi i të drejtave themelore të shqiptarëve gjatë diktaturës, sakrificat e mijëra familjeve shqiptare në komunizëm janë udhërrëfyesi më i mirë për të vulosur, pas 30 vitesh tranzicion, sistemin e vlerave të demokracisë europiane. Projekti ogurzi i kthimit pas në epokën e pushtetit absolut, i kontrollit të gjithçkaje në vend nga një grusht pushtetarësh, të lidhur me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, projekti i rrënimit të lirive, demokracisë dhe ekonomisë, si dhe i zbrazjes së vendit, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike është në krah të të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të diktaturës, në krah të rinisë, intelektualëve dhe shtresës së mesme, sipërmarrjes dhe fermerëve shqiptarë, e vendosur për ta shkatërruar projektin e rikthimit të shqiptarëve në një skllavëri kolektive në shërbim të një pakice. Historia e re e Europës është dëshmi e qartë e fundit pa lavdi të çdokujt që është përpjekur të sundojë me forcën e autoritarizmit. I tillë është fundi i këtij projekti, projektuesve dhe ndihmësve të tij. Shqipëria do të jetë si gjithë Europa, demokratike, e lirë, e zhvilluar ekonomikisht, me mundësi dhe shanse për të gjithë shqiptarët,”– shkruan Basha krah një fotoje. 

Çfarë është dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare?

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila zhvillohet në 23 gusht, është dita ndërkombëtare përkujtimore e viktimave të ideologjive totalitare, specifikisht regjimeve komuniste si stalinizmi, nazizmi dhe fashizmi. 23 gushti, u caktua nga Parlamenti Europian në 2008/2009 si “Dita e Kujtimit për të gjithë Europën për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare, për t’u përkujtuar me dinjitet dhe paanësi” dhe është përkujtuar çdo vit nga organet e Europës së Bashkuar që nga viti 2009.

Krijimi i 23 Gushtit si një ditë përkujtimore ndërkombëtare për viktimat e totalitarizmit u mbështet gjithashtu nga Deklarata e Vilniusit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

23 Gushti u zgjodh për të përkuar me datën e nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop, një pakt pa agresion i vitit 1939 midis BRSS dhe Gjermanisë naziste që përmbante një protokoll që ndau Rumaninë, Poloninë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Finlandën në Sferat gjermane dhe sovjetike të influencës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita e kujtesës për viktimat e diktaturës lulzim basha dita e kujtesës për viktimat e diktaturës lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 23 Gusht 2020, 08:31

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ankohet për çmimin e biletës së autobusit në linjës Tiranë-...