Aktualitet

E rëndë/ 60-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në plazhin e Golemit, përdori qenin për të folur me të, mohon ngjar

24 Gusht 2020, 07:29 Nga DOSJA
E rëndë/ 60-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën

KAVAJË- Policia e Kavajës ka arrestuar një 60-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit, teksa vajaza dhe 60-vjeçari ndodheshin me pushime. Fillimisht 60-vjeçari ka ngacmuar me fjalë vajzën e më pas me veprime, duke e prekur në pjesët intime. Mësohet se ai e ka joshur vajzën nëpërmjet një qeni.

Ndërkohë, para oficerëve të Policisë 60-vjeçari nuk ka pranuar se ka ngacmuar 13-vjeçaren.

“Nuk e kam prekur. Unë e njoh prej kohësh, se jetojmë në të njëjtin vend kur vijmë me pushime, nuk është e vërtetë që e kam prekur vajzën apo të kem pasur tendencë për këto veprime”, ka deklaruar ai.  Ndërsa e mitura ka dëshmuar se ai e ka ngacmuar dhe e ka prekur në vende intime.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në muajin qershor në zonën e Babrusë në Tiranë. 64-vjeçari, Abaz Doku, roje shkolle abuzoi seksualisht mbi një 15-vjeçare. 64-vjeçari e filmoi gjithë skenën dhe  me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Tashmë 64-vjeçari është arrestuar nga Policia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 60 vjeçari ngacmon të minutën në golem ngacmim seksual në kavajë 60 vjeçari ngacmon të minutën në golem ngacmim seksual në kavajë

Sondazh

Poll