Aktualitet

Kërcënonin 17-vjeçaren se do i vrisnin familjen dhe e shfrytëzonin për prostitucion, arrestohet çifti në Tiranë

24 Gusht 2020, 07:06 Nga DOSJA
Kërcënonin 17-vjeçaren se do i vrisnin familjen dhe e

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një çift, përkatësisht G.M (S), 31 vjeç, dhe E.M 27-vjeçe. Mësohet se të rinjtë janë arrestuar, pasi nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve se do i vrisnin familjen kanë shtrytëzuar për prostitucion një 17-vjeçare. Mbi të rinjtë rëndon akuza “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Operacioni i koduar “Salvation”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Vihet në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. •E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet çifti në tiranë shfrytëzohet për prostitucion 17-vjeçarja arrestohet çifti në tiranë shfrytëzohet për prostitucion 17-vjeçarja

Sondazh

Poll