Aktualitet

Simpatizantët e PD-së në Rrogozhinë “pinë” birra me maskën vënë, shikojnë grumbull ndeshjen, foto nga lokali

24 Gusht 2020, 07:02 Nga DOSJA
Simpatizantët e PD-së në Rrogozhinë “pinë”

RROGOZHINË– Simpatizantët e PD-së në Rrogozhinë “respektojnë” masat për COVID-19. Madje dhe birrën e pinë me maskën vënë, e cila mban edhe logon e kësaj partie.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga kryetari i PD-së në Rrogozhinë, Ferdinad Saraçi, dhjetëra të rinj janë ulur në tavolinë dhe po ndjekin ndeshjen Bayern Munich me PSG-në. Ata shfaqen ngjitur me njëri-tjetrin dhe ia kanë  shtruar me birra, por mbajnë edhe maska. Ndoshta këto të fundit i kanë vënë sa për foto, se ndryshe nuk ka kuptim.  Nuk mungojnë as dy gishtat lart nga ana e të rinjve në këto fotografi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet simpatizantët e pd-së në rrogozhinë simpatizantët e pd-së në rrogozhinë

Sondazh

Poll