Aktualitet

Aksident në autostradën Vlorë-Levan, plagosen tre persona dhe nisen drejt spitalit

23 Gusht 2020, 20:15 Nga DOSJA
Aksident në autostradën Vlorë-Levan, plagosen tre persona dhe

VLORË– Tre persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan pranë fshatit Panaja.

Një automjet është përplasur me trafik-ndarësen dhe për pasojë janë plagosur 3 personat që po udhëtonin brenda tij. Të plagosurit janë dërguar për në spitalin e Vlorës, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë shpejtësia me të cili udhëtonte mjeti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore-levan vlore aksident ne vlore-levan vlore

Sondazh

Poll