Aktualitet

Keni bërë plane? Sot rikthehen reshjet e shiut, ja zonat ku do të ketë rrebeshe (PARASHIKIMI)

24 Gusht 2020, 06:11 Nga DOSJA
Keni bërë plane? Sot rikthehen reshjet e shiut, ja zonat ku do të

SHQIPËRI- Ditën e sotme në zonat veriore dhe verilindore të vendit do të ketë rrebeshe shiu. Ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të ketë një mot me diell. Sipas Meteoalb temperaturat gjatë ditës do të luhaten nga 19 deri në 39 gradë.

Parashikimi: 

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në zonat malore. Por orët vijuese do të zhvillojnë vranësirat në zonat malore duke sjellë në veri dhe Verilindje të vendit rrebeshe shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 39°C.  Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë. Europa: Lindja dhe Juglindja e kontinentit do të paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje, po ashtu ne ndikimin e vranësirave dhe reshjeve do të jetë pjesërisht dhe qendra e kontinentit. Ndërsa Europa Veriore dhe Gadishulli Iberik do të jenë me mot të qëndrueshëm.

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 24 gusht 2020 moti 24 gusht 2020

Sondazh

Poll