Politike

Manjani: Fajin nuk e kanë kinezët, grabitja nuk ‘u gatua’ në aeroport

10 Prill 2019, 21:08 Nga DOSJA
Manjani: Fajin nuk e kanë kinezët, grabitja nuk ‘u gatua’

TIRANË– Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, një ditë pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove. Sipas Manjanit nuk e ka fajin kompania koncencionare për grabitjen, pasi nuk u përgatit dhe nuk u ‘gatua’ në aeroport.

Ish-ministri thekson se duhet hetuar i gjithë zinxhiri që nis nga punonjësit e bankave dhe ata që transportuan paratë.

Statusi i plotë i Manjanit:

Konkluzioni, që këndohet nga kori i zyrtarëve të qeverisë, se “fajin për grabitjen e parave e ka koncensionari (kinezi)” është:

Shtetërisht – i papërgjegjshëm;

Ligjërisht – i pa mbështetur;

Proceduralisht- i papjekur;

Politikisht – gafë e rëndë;

Logjikisht- idiot!

Ajo grabitje, për më tepër e përsëritur, qartësisht as nuk u gatua e as u drejtua në Aeroport. Aty vetëm u ekzekutua.

Është njësoj sikur të thuash se për grabitjen e parave në rrugën Kashar-Rinas, që u bë para 2 vitesh, ta ketë fajin ARRSH-ja!!!

Po hahet kjo logjikë? Duhet vërtetë të jesh “veshgjatë” që ta pranosh.

Rruga normale do ishte që të bëhej një hetim i plotë që përfshin të gjithë hallkat e zinxhirit që përfshijnë: punonjësit e bankës(bankave), punonjësit e shoqërisë transportuese, punonjësit e sigurisë së aeroportit, Punonjësit e Policisë Kufitare Rinas, pasagjerët dhe dëshmitarë të tjerë okularë si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Paralelisht, duhej hetuar mirë gjithçka që lidhet me veprimtarinë e personit që mbeti i vrarë. Si ka mundësi që jo vetëm ishte i lirë, por edhe bën të njëjtën vepër dy herë e nuk i hyn gjemb në këmbë?!

A kishte njohje apo lidhje me hallkat e zinxhirit të mësipërm apo me struktura të sigurisë së Aeroportit?!

Hetimi normal bëhet kur policia kap autorët e krimit dhe produktet e tij ( paratë e grabitura dhe mjetet e krimit).

Pastaj bëhet dhe analiza sa të sigurta ishin masat e planifikuara, të cilat janë SEKRET dhe, si janë zbatuar ato.

A u bënë teste sigurie të befasishme për të parë përgjegjësitë e kompanisë koncensionare apo të të tjerëve.

Shihni pra sa punë hetimore duhet bërë për të arritur në një konkluzion të përgjegjshëm, ligjor, logjik dhe shtetëror!!!

Ndaj ai konkluzion se “fajin e ka Kina” nuk qëndron as për llogjikën e veshgjatëve…

Grabitja spektakolare e 10 milionë eurove ndodhi një ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas ylli manjani grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas ylli manjani

Sondazh

Poll