Sport

Po mposhte leuçeminë, telashet nuk i ndahen trajnerit Sinisa Mihajlovic, tani rezulton me koronavirus

23 Gusht 2020, 13:01 Nga DOSJA
Po mposhte leuçeminë, telashet nuk i ndahen trajnerit Sinisa

ITALI-Vijojnë të shtohen rastet me koronavirus në Itali. Pasi dy futbollistë të Fiorentinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, është mësuar që edhe trajneri i Bolognas Sinisa Mihajlovic është prekur nga koronavirusi, një lajm jo i mirë ky pasi serbi vuan edhe nga sëmundja e leuçemisë me të cilën po lufton prej kohësh dhe rreziku për të mund të jetë më i madh edhe pse për momentin Sinisa nuk ka simptoma.

“Pasi u kthye në Bologna të premten, Sinisa Mihajlovic ka dalë pozitiv me koronavirus. Trajneri ynë nuk ka simptoma, por do të qëndrojë në izolim për dy javët e ardshme në përputhje me udhëzimet e autoriteteve. I gjithë grupi i ekipit të të rinjve iu nënshtrua gjithashtu testeve mjekësore në ditët e shkuara dhe rezultatet ishin të gjitha negative. Lojtarët e ekipit të parë dhe stafi do të testohen nesër,” shkruhet në deklaratën e klubit të Bologna.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bologna serbia seria a sinisa mihajloviç bologna serbia seria a sinisa mihajloviç

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2020, 12:54

SHQIPËRI-Ish-kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj e mbyll me Shqipërinë. Për arsye dëmtimesh, mbrojtësi nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e fundit ...

Sport 22 Gusht 2020, 17:38

TIRANË– Skuadra e Tiranës duket se është rikthyer fuqishëm këtë sezon duke “pushtuar” arenat e huaja përveç dominimit në kampionatin shqiptar....