Art&Argëtim

‘Degjenerim i paparë’, Roza Lati dhe Baby G përgatisin cigare ‘marijuane’ në emision

11 Prill 2019, 09:21 Nga DOSJA
‘Degjenerim i paparë’, Roza Lati dhe Baby G përgatisin

Roza Lati prej kohësh moderon emisionin ‘Why Not?’ dhe publikon video dhe foto nga puntatat e saj në rrjete sociale. E ftuara e radhës ka qenë këngëtarja Kordana Kingji e njohur në emrin artistik si Baby G e cila e nisur karrierën e saj prej tre vitesh, por një ndjekëse nuk e ka mirëpritur këtë puntatë dhe ka kritikuar se emisioni nuk përcjell edukatë.

Roza Lati ka ndarë një episod në të cilin ka përgatitur cigare ‘marijuane’ bashkë me këngëtaren live në emision, por që në të vërtetë ishte duhan tabakoje. Megjithatë shumica e ndjekësve e kanë marrë me tjetër kuptim!

“E patë këtë Why Not me Baby G ??? Meqë te kenga e saj “its me” në fund të klipit i japin një rizel…. tham pse jo mos ta bëjmë këtë gjë dhe në studio!”-shkruan Roza Lati bashkëngjitur videos së postuar.

Replikat kanë qenë të shumta dhe midis tyre mund të veçojmë dy:

“Mendoni se është edukuese?!!”

“Degjenerim i paparë, të pihet marijuana në studio, kjo s’ka koment”,-shkruan ndjekësi tjetër.

Baby G ka lënë përshtypje jo të mira te shumë ndjekës, për shkak të sjelljes së saj tej rregullave të lejuara dhe postimeve ‘të nxehta’ që ajo nxjerr në rrjete sociale.

Roza Lati ka zgjedhur që të bëjë një replikë për komentin e parë, duke treguar se ‘Why Not?’ nuk është një emision edukues por zbavitës.

Why Not nuk është emision edukues. Eshtë argëtues. Por që japim shpeshherë mesazhe sensibilizimi përtej shfaqjes që bëjmë.”-shkruan Roza Lati.

 

 

 

E pate kete Why Not me @babygee ??? Meqe te kenga e saj “its me” ne fund te klipit i japin nje rizel…. tham pse jo mos ta bejme kete gje dhe ne studio! ? Ndiqeni emisionin e plote me link te bio

A post shared by Roza Lati (@roza_lati) on


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz baby g kritika marijuana roza lati baby g kritika marijuana roza lati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Prill 2019, 18:43

‘Dridhet’ krimi i organizuar

‘Dridhet’ krimi i organizuar.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...