Art&Argëtim

Për herë të parë, publikohen xhirime nga recitali i Vaçe Zelës

11 Prill 2019, 07:53 Nga DOSJA
Për herë të parë, publikohen xhirime nga recitali i

Artistja e madhe Vaçe Zela u përkujtua në një mbrëmje të dedikuar tërësisht asaj, mes njerëzve të dashur dhe miqve më të mirë.

Soiree prezantoi për herë të parë, pjesë nga recitali i madh dhe i ndjerë, që artistja kishte realizuar ndër vite. Recitalin e saj të mbajtur në Zvicër, të gjithë artistës e asaj kohe e kishin ‘zili’, pasi të mbaje një koncert në vende jashtë Shqipërisë, atëhere ishte një sukses i madh.

E madhja, Vaçe Zela me zërin e saj të veçantë e brilant mbajti një koncert në Zvicër, ku të pranishëm ishin shumë emigrant shqiptarë.

“Ajo ishte një hakmarrje për ata që e larguan nga skena forcërisht. Një zjarr që vlonte nga brenda! 9 vjet pa skenën… i mungonte skena, publiku!”,-u shpreh miku i Vaçes, Fatmir Mneri.

Mes videove nga recitali dhe kujtimeve të miqve e familjarëve për atë ditë, Vaçe Zela erdhi më pranë nesh, për të na risjellë në mëndje, se sa me fat jemi për një pasuri të tillë kombëtare!


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture miq të këngëtares recital vace zela xhirime zvicer miq të këngëtares recital vace zela xhirime zvicer

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Prill 2019, 18:43

‘Dridhet’ krimi i organizuar

‘Dridhet’ krimi i organizuar.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...