Art&Argëtim

‘E sëmuri largimi nga muzika’, vajza e Vaçes tregon si u tret artistja pasi nuk këndoi më

11 Prill 2019, 08:24 Nga DOSJA
‘E sëmuri largimi nga muzika’, vajza e Vaçes tregon si u

Në natën kushtuar Vaçe Zelës, një ndër perlat mes artistëve të njohur shqiptarë, ishin të ftuar dy nga njerëzit më të afërt të artistes, bashkëshorti i saj, Pjetër Rodiqi dhe vajza e saj e madhe Irma Rodiqi. Ndër të tjera kanë folur dhe për periudhën kur Vaçja u sëmur rëndë.

Vajza e Vaçes, Irma Rodiqi ka rrëfyer se sa e ka vuajtur këngëtarja, largimin nga skena, madje pas shkëputjes nga muzika, ajo pësoi dhe shenjat e para të sëmundjes.

“Nëse mbushje 45 vjeçe të nxirrnin në pension, pak rëndësi kishte kush ishe. Nuk bënë asnjë përjashtim për mamin. Dhe ajo ka qenë dita kur mami u sëmur. Fillimi i kalvarit të sëmundjes së saj nisi me atë vendimin që u mor”,-ka rrëfyer Irma.

Irma ka rrëfyer detaje nga jeta me nënën e saj, Vaçe Zelën dhe me mall ka kujtuar episode që nga fëmijëria, ku e ëma i këndonte për ta vënë në gjumë. E pyetur nga moderatorja se cila është gjëja më e shtrenjtë që Vaçja e kishte përzemër, Irma ka rrëfyer për një flamur, që artistja e ruante me shumë dashuri.

“Ishte gjëja më e shtrenjtë e saj. Ishtë një flamur që ja kishin dhuruar fëmijët e një shkolle fillore në Lushnje. Një ditë mësuesja u tregon fëmijëve se nga ky vend ka dalë dhe këngëtarja jonë e madhe Vaçe Zela dhe me 7 prill ka ditëlindjen dhe t’i shkruajmë një kartolinë….Vendosën që secili t’i shkruante një kartolinë më vete. Ishte një karton vërtet i madh dhe postieri nuk mundi ta sillte në shpi. I kishin blerë dhe një flamur me ato pak monedha që kishin mbledhur. Nuk jam në gjendje t’jua përshkruaj sadopak atë emocion që ajo përjetoi kur mori atë dhuratë.”,-ka treguar Irma Rodiqi, për nënën e saj.

Irma është përlotur, teksa në emision janë trasmetuar xhirime nga këngët e Vaçe Zelës. Një episode prekës për të gjithë!

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture irma rodiqi sëmundje vace zela vajza e madhe e vaçes irma rodiqi sëmundje vace zela vajza e madhe e vaçes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Prill 2019, 18:43

‘Dridhet’ krimi i organizuar

‘Dridhet’ krimi i organizuar.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...