Art&Argëtim

Rita Ora në Kosovë për UNICEF: Jam e lumtur që jam pjesë e këtij kombi

10 Prill 2019, 17:36 Nga DOSJA
Rita Ora në Kosovë për UNICEF: Jam e lumtur që jam

Pas mbërritjes në Kosovë, Rita Ora në një dalje për mediat u shpreh e lumtur që prej disa ditësh do të jetë në Kosovë. Ajo foli për misionin e saj bamirës në vende të ndryshme në kuadër të UNICEF.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in.  Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”,- është shprehur Rita.

Për tre ditë me radhë, Rita e shoqëruar nga prindërit e saj do të mbajë takime dhe do të vizitojë nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz mberriti ne kosove rita ora mberriti ne kosove rita ora

Sondazh

Poll