Art&Argëtim

Të pathënat e dashurisë me Vaçe Zelën, partneri i artistes rrëfen gjithçka

11 Prill 2019, 07:00 Nga DOSJA
Të pathënat e dashurisë me Vaçe Zelën, partneri i

Mbrëmja të mërkurës që lam pas në Soiree, ka qenë e gjitha një puntatë dedikuar artistes së madhe dhe të merituar, Vaçe Zelës. Në emision ishin të ftuar disa nga të afërmit e këngëtares, ku ndër të gjithë spikati bashkëshorti i saj.

Pjetër Rodiqi ka rrëfyer detaje nga historia e dashurisë me Vaçen që nuk i dinim më parë.

Të dielën që shkoi, artistja e merituar do të festonte 80 vjetorin e lindjes, po të ishte akoma mes nesh. Bashkëshorti e kujtoi me nostalgji periudhën në të cilën ishte njohur me Vaçe Zelën dhe ka treguar për momentin e parë të njohjes mes tyre. Pjetër Rodiqi nuk e dinte as që ekzistonte, këngëtarja.

“Unë e njoha duke luajt bilardo, kur edhe sot e kësaj dite nuk di të kem lozur ndonjëherë bilardo. Aty nisi ndjenja jonë. Shiko, Vaçja sa ç’qe këngëtare e mirë, aq ishte edhe e zgjuar. Ishte inteligjente me plot kuptimin e fjalës. Sa e madhe dhe e zgjuar. Më tërhoqi me intelektin e saj. Ne ishim të rinj atë kohë dhe kishim interes për letërsi, poezi e kështu gjërash”,-ka rrëfyer Pjetër Rodiqi për njohjen me artisten e madhe.

Por, përveç historisë së dashurisë ai ka rrëfyer dhe vështirësitë pas famës së madhe që mori Vaçe Zela, ku të gjithë do ta njihnin Pjetër Rodiqin, si bashkëshorti i Vaçes.

“Shiko, ka qenë e vështirë në kuptimin që Vaçja u bë e njohur pasi u njohëm ne. Unë deri vonë e kam pasur besdi që më thonin ‘burri Vaçes’… ndërsa tani, prezantohem ‘bashkëshorti i Vaçe Zelës’”,-ka shtuar më tej Pjetri.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture bashkëshorti i vaçes në kujtim të artistes së madhe pjetër rodiqi rrëfim vace zela bashkëshorti i vaçes në kujtim të artistes së madhe pjetër rodiqi rrëfim vace zela

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Prill 2019, 18:43

‘Dridhet’ krimi i organizuar

‘Dridhet’ krimi i organizuar.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...