Art&Argëtim

‘Marie Kraja refuzoi Vaçe Zelën!’,miq të artistes: Ajo qe një thashethem

11 Prill 2019, 07:20 Nga DOSJA
‘Marie Kraja refuzoi Vaçe Zelën!’,miq të artistes:

Në kujtim të artistes së merituar, një grup miqsh dhe familjarë, risollën nëpër mend detaje nga bisedat e tyre me Vaçen dhe se sa vlera i dha ajo artit shqiptar me zërin e saj brilant.

Por, përveç trashëgimisë kulturore që ajo la pas, kujtimeve të bukura, episodeve që lënë gjurmë përjetësisht, u përfol dhe për thashethemin më të madh që ka qarkulluar ndër vite se sopranoja e mirënjohur Marie Kraja, e kishte refuzuar Vaçe Zelën.

Mes diskutimesh, vetë miqtë e artistes së madhe të skenës shqiptare, hodhën dritë mbi zërat e përfolur mbi këtë refuzim. Miku i Vaçes, Faslli Alli ka rrëfyer se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër e madhe.

“Ajo qe një thashethem… nuk është e vërtetë! Në konkurs i thamë Vaçes që ti nuk mund të bëhesh këngëtare operistike, ti je për muzikë të lehtë. Kjo u stërhollua sikur Maria Kraja i kishte thënë që ti nuk bëhesh këngëtare!”,-ka treguar Faslli Alliçi mbi të vërtetën e kësaj historie.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture e vërteta faslli alliçi marie kraja refuzoi vaçe zelën miqtë e vaçes e vërteta faslli alliçi marie kraja refuzoi vaçe zelën miqtë e vaçes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Prill 2019, 18:43

‘Dridhet’ krimi i organizuar

‘Dridhet’ krimi i organizuar.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...