Aktualitet

Shpërthim me eksploziv te dera e lokalit në Vlorë, policia nis hetimet për konfliket e djalit të pronarit (VD)

11 Prill 2019, 05:21 Nga DOSJA
Shpërthim me eksploziv te dera e lokalit në Vlorë, policia nis

Vlorë- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një lokal në  lagjen “Rilindja” në Vlorë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në orën 03:35 në lokalin që është në pronësi të Servet Zyberit. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Pronari i lokalit në polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person. Por policia po heton për konfliktet që mund të ketë pasur djali i pronarit mes disa persona të tjerë.

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al duken qartë dëmet materiale në lokal, ku xhami i derës është thyer i gjithi.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lokali i pronarit s.z shpërthim trotoli në vlorë lokali i pronarit s.z shpërthim trotoli në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2019, 19:40

TIRANË- Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shum...