Aktualitet

Vrau gjyshin se “i kishte nxirë jetën”, arrestohet personi që i shiti armën 16-vjeçarit

11 Prill 2019, 06:54 Nga DOSJA
Vrau gjyshin se “i kishte nxirë jetën”, arrestohet personi

VLORË– Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës mëngjesin e sotëm. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. L., i cili dyshohet se i ka shitur armën e krimit 16-vjeçarit Vangjel Kapllani, i cili mbrëmjen e 27 shkurtit ekzekutoi gjyshin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, është ndaluar edhe një tjetër person, përkatësisht shtetasi Xh.H., 16 vjeç, banues në Vlorë.16-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Vlorës me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Kapen dhe ndalohen  2 shtetas të shpallur në kërkim.

Strukturat e Policisë Vlorë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët për shitjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e 27 Shkurtit, ku si pasojë nipi vrau me armë gjyshin e tij.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i tij u bë mbi bazën e vendimit penal nr.334, datë 02.07.2018, nëpërmjet të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar atë, me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në bashkëpunim.

Mbrëmjen e 27 shkurtit, rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në Vlorë, nipi 16-vjeçar qëlloi gjyshin e tij me plumb pas koke. Dosja.al mësoi se ai më pas lajmëroi ambulancën dhe policinë duke inskenuar një grabitje. Adoleshenti rrëfeu se kishte hyrë në banesë, kishte parë gjyshin të larë në gjak dhe shtëpinë rrëmujë.

I riu tregoi gjithashtu me bindje se bëhej fjalë për një grabitje, pasi në shtëpi mungonin 1 milion lekë. Por kjo dëshmi nuk e ka bindur policinë, e cila e ka mbajtur nën vëzhgim dhe në orët e para të mëngjesit të ditës pasardhëse e arrestuan. Kapllani pranoi krimin para autoriteteve. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27 shkurt arme krimi arrestohet 16 vjecari arrestohet 23 vjecari nipir vret gjyshin vangjel kapllani vrasje ne vlore 27 shkurt arme krimi arrestohet 16 vjecari arrestohet 23 vjecari nipir vret gjyshin vangjel kapllani vrasje ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2019, 19:40

TIRANË- Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shum...