Aktualitet

Flakët përfshijnë pyllin e pishave në malin e Taraboshit, zjarri i afrohet banesave

22 Gusht 2020, 18:02 Nga DOSJA
Flakët përfshijnë pyllin e pishave në malin e Taraboshit,

SHKODËR– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha në Malin e Taraboshit në Shkodër. Vatra është aktivizuar rreth mesditës mirëpo tnaimë flakët e zjarrit janë afruar pranë banesave, duke rrezikuar banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 automjete zjarrfikëse nga Shkodra që po bëjnë përpjekje për të shuar flakët, mirëpo deri më tani zjarri vijon që të përpijë sipërfaqe gjelbërimi.

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë rrezikun e përhapjes së flakëve në disa zona të ndryshme të vendit, ku një nga vatrat është ajo e Peqinit, e cila vazhdon të digjet edhe sot. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne shkoder zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 15:40

ROSKOVEC– Policia e Fierit ka gjetur drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, por është mjaftuar me një njoftim të shkurtër për shtyp. Pak pas publikimit...