Aktualitet

REALITETI shqiptar/ Dy fytyrat e Dhërmiut! Luks në rrjete sociale, por plazhi është mbuluar nga plehrat (FOTOT)

22 Gusht 2020, 17:24 Nga DOSJA

DHËRMI– Padyshim që jugu është një nga pikat më të frekuentuara gjatë stinës së verës në Shqipëri, sidomos Dhërmiu! Por me turistët nisin edhe “problemet”… Në një shkrim të saj në rrjetet sociale, gazetarja Flora Xhemani Baba shkruante për kontrastin që kishte vënë re nga pushuesit, të cilët këtë vit kanë qënë me shumicë vendas. Një paragraf në shkrimin e saj, gazetarja ngrinte shqetësimin për plehrat të cilat janë në kontrakt me jetën vanitoze, e cila promovohet nga të rinjtë dhe jo vetëm. 

Plehrat i bashkojnë në harmoni të plotë të gjitha shtresat; të pasurit vanitozë, që rrudhin buzët sapo dalin nga resorti por që plehrat e tyre i fluturojnë nga dritarja e makinës, të varfrit që duan me çdo kusht të vijnë në Dhërmi edhe pse nuk është për xhepin e tyre, bizneset që prej nevojës së “vjeljes” ç’është e mundur nga gushti, nuk kanë kohë dhe i hedhin të gjitha aty afër, hallexhinjtë që shesin, shitësit ambulantë dhe plazhistët, që kur largohen, lenë pas skena të vërteta krimi e në fund edhe punojësit e pushtetit lokal, që lekët e plazheve i morën paradhënie por dy kosha më shumë nuk i vunë dhe e kanë lënë gjithë plazhin në mëshirën e ndërgjegjes së munguar të kësaj lukunie që përmenda më sipër.”

Dosja.al ka siguruar pamje nga plazhi, ku përveç shezlogëve, turistëve dhe shitësve, nuk mungojnë as grumbujt e plehrave. 

Nëse të gjithë ata që shkojnë në jug të kujdeseshin për mjedisin, aq sa për “feed-in” e rrjeteve të tyre sociale, do të shihnim një Shqipëri tjetër…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhermiu sezoni i veres dhermiu sezoni i veres

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 15:40

ROSKOVEC– Policia e Fierit ka gjetur drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, por është mjaftuar me një njoftim të shkurtër për shtyp. Pak pas publikimit...