Politike

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Jorida Tabaku bën thirrjen: Njerëzit duan ndihmë, jo propagandë

22 Gusht 2020, 17:50 Nga DOSJA
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Jorida Tabaku

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka denoncuar mungesën e investimit nga bashkia në zonën e Zall Herrit.

Në postimin e saj, ajo i ka kërkuar bashkisë së Tiranës dhe qeverisë që të ndalë propagandën në lidhje me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në disa zona të vendit dhe të ndihmojë qytetarët.

“E vërteta e Zall Herrit dhe gjendjes së mjeruar nuk mbulohet dot me propagandën e zvjerdhur me regji qendrore. Kanë 8 muaj që gënjejnë shqiptarët nga Durrësi në Tiranë, nga Lezha në Krujë se do t’u rregullojnë shtëpitë dhe i kanë lënë më çadra edhe pa shtëpi. Vizita e Veliajt me regji dhe kamera që kanë vlerën e investimit të rrugëve në Zall Herr nuk i shërben askujt veç atij që mashtron dhe nuk punon. Banorët e kësaj njësie duhen ndihmuar sepse nuk kanë kurrgjë dhe sot janë në zgrip të varfërisë dhe jo të përdoren si kavie për eksperimentet e Rilindjes. Banorët e kësaj zone e kanë të qartë situatën, ndihmën dhe zgjidhjen e presin nga opozita. Pasi ne jemi më pranë tyre se sa propaganda e kryebashkiakut që i mban me gënjeshtra dhe kujtohet për ta vetëm kur opozita është aty,”- shkruan Jorida Tabaku.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku zall herr jorida tabaku zall herr

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2020, 12:32

LAÇ- Nis ndërtimi i 524 apartamenteve në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. I pranishëm në këtë kantier ndërtim...